Telegrafi

Osmani takohet me kryeministrin e Libanit, pajtohen që t’i avancojnë më tej raportet mes dy shteteve

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) është takuar me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

Në njoftimin e bërë nga presidenca thuhet se, presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati shprehën vullnetin për t’i forcuar marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë që t’i afrojnë të dy vendet dhe të dy popujt.

“Kosova dhe Libani kanë raporte shumë të mira historikisht, ndaj Presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati ranë dakord t’i avancojnë më tej këto raporte me veprime konkrete në dobi të popujve që përfaqësojnë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, MSC është themeluar më 1963 dhe që nga atëherë është një forum i pavarur në të cilin promovohen zgjidhjet paqësore të konflikteve, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dialogu. /Telegrafi/