Site icon Telegrafi

Osmani takohet me homologen zvicerane në marxhina të Samitit për Ukrainën: Përherë mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar homologen zvicerane për ftesën për t’iu bashkuar Samitit të Paqes për Ukrainën.

Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fortë të Zvicrës përgjatë çdo etape.

“Faleminderit për një pritje të përzemërt, Presidente Amherd, si dhe për ftesën për t’iu bashkuar Samitit të Paqes për Ukrainën. Kosova është përherë mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Zvicrës përgjatë çdo etape”, ka shkruar osmani në Facebook.

Presidentja nuk ka harruar ta përmend edhe rolin e mërgatës sonë në Zvicër.

“Në prag të Samitit, ishte kënaqësi të diskutojmë për mundësitë e pafundme të thellimit të bashkëpunimit, me ç’rast roli i mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy vendeve tona është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar tutje Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version