Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë.
Osmani ka shpërndarë disa fotografi nga ceremonia e hapjes, e cila ka nisur nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidentja Osmani po ashtu gjatë ceremonisë ka takuar edhe sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg.
“Mezi pres të takoj liderët tjerë botërorë për të ritheksuar domsdoshmërinë e takimit për diplomaci. Dhe për të promovuar agjendën e fortë euroatlantike të Kosovës”, thotë ajo.
Ndryshe, në kuadër të këtij Forumi, Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla- Schwarz do të takohen me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrëse në këtë Forum.
Osmani dhe Gërvalla do të marrin pjesë në disa panele të këtij Forumi.
Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë.
Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”.
Ky Forum do t`i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete. /Telegrafi/
Pleased to attend the @AntalyaDF opening ceremony launched by President @RTErdogan.
I look forward to meeting fellow world leaders to reiterate the necessity to #Meet4Diplomacy in light of recent developments, as well as to promote ??’s firm Euro-Atlantic agenda. #ADF2022 pic.twitter.com/RQWtIfIdsv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 11, 2022