Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Londër, ka takuar të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach.
Osmani në llogarinë e saj zyrtare në Twitter ka publikuar një fotografi nga takimi me Lord Peach, ndërsa ka theksuar se në takim kanë diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, ka shkruar Osmani.
Osmani para dy ditësh ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III në katedralen Westminster Abbey.
Gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, presidentja Vjosa Osmani ka pasur një bisedë edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. /Telegrafi/
While in London, I also met with the UK’s Special Envoy for WB Lord Peach.
We discussed recent developments including important steps in the dialogue, Kosovo’s Euro-Atlantic integration, as well as the necessity to further strengthen our bond & cooperation with the UK. ???? pic.twitter.com/ClwCtMBlz1
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 8, 2023