Telegrafi

Osmani takohet me dy senatorë amerikanë në Konferencën e Mynihut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po marrin pjesë në Konferencën për Siguri, e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Në takime të ndara, Osmani e Kurti kanë takuar senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, me të cilët kanë biseduar për marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

“Kënaqësi ta takoja Senatoren Shaheen në Konferencën e Sigurisë në Mynih. E falënderova për angazhimin dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës. Vendosmëria jonë për të thelluar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik është bërë më e fortë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Presidentja ka takuar edhe senatorin amerikan, Bob Menendez, të cilin siç ka bërë të ditur, e ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës.

“E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar më tej Osmani. /Telegrafi/