Telegrafi

Osmani takohet me Apostalovën dhe Stjernvall, diskutojnë për qeverinë e re

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në njoftimin e bërë për media nga LDK thuhet se, temë diskutimi ishin situata aktuale politike në Kosovë, prioritetet e LDK-së dhe diskutimet për përbërjen e Qeverisë së re.

“Nënkryetarja, Osmani foli për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përpjekjet për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Po ashtu LDK bën të ditur se Osmani është takuar edhe me ambasadoren e Finlandës në Kosovë,  Pia Stjernvall.

Gjatë takimit janë diskutuar për prioritetet kyçe të qeverisjes së ardhshme, në veçanti reformat në institucionet e Kosovës, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe çështje tjera të cilat ndikojnë në zhvillimin e Kosovës. /Telegrafi/