Site icon Telegrafi

Osmani takohet me ambasadoren greke, flasin për dialogun dhe nevojën e heqjes së masave të BE-së

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të premten në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Sipas Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Greqisë në sfera të interesit të ndërsjellë.

“Presidentja foli edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, Osmani ka ritheksuar nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat siç ka thënë, janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. /Telegrafi/

Exit mobile version