Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmeve të ditëve të fundit ndaj gazetarëve që po kryenin punën e tyre në veri të Kosovës.
“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga ana e bandave kriminale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën”.
E para e shtetit të Kosovës thotë se qëllimet e liderëve të Serbisë aspak nuk kanë ndryshuar qysh nga vitet e ’90.
“Lidershipi i Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar tutje Osmani.
Attacks on journalists reporting from the north of 🇽🇰, by criminal gangs supported by Vucic, show Belgrade's true intentions to hide the truth.
Serbia’s leadership may have changed since the 90s, but their intentions haven’t. They will fail. Democracy & rule of law will prevail.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 27, 2022