Telegrafi

Osmani sqaron kontratën e presidencës me ish-ambasadorin Wiliam Walker

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar shfuqizimin e kontratës në mes të Zyrës së Presidentit dhe ambasadorit William Walker.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se kontrata nuk është shkëputur, por do të skadojë në këtë muaj.

Ajo thekson se Presidenca është njoftuar nga fondacioni se William Walker nuk përfiton asnjë cent nga kjo kontratë.

“E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj. Presidenca është njoftuar nga fondacioni, në një takim zyrtar në presidencë më 17.11.2020, që asnjë cent nga kjo pagesë nuk i dërgohet personalisht William Walker”.

“Çdo mik i Kosovës do t’i ketë përherë dyert e hapura në institucionet tona, prandaj edhe siç kemi ofruar bashkëpunim deri tani do ta ofrojmë edhe tash e tutje. Ndërkaq çdo mënyrë e angazhimit do të bëhet vetëm e vetëm në përputhje me ligjin”, shkroi Osmani.

Reagimi i Osmanit erdhi pas raportimit të mediave lidhur me shfuqizimin e kontratës së fondacioni të William Walker nga presidenca, njofton Telegrafi.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Osmanit: