Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur e pikëlluar nga tragjedia që ka ndodhur në Seul të Koresë së Jugut, ku si pasojë e festimeve në turmë të festës së Halloween-it, deri më tani kanë humbur jetën 151 persona.
Presidentja Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twiteer, shprehu mbështetjen për njerëzit e lënduar duke shprehur ngushëllime për familjet e njerëzve që kanë vdekur atje.
“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut. Iu urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, shkroi Osmani.
Presidenti i Koresë së Jugut e ka shpallur një periudhë kombëtare zie. Mediet koreano-jugore raportuan se gjithsej 151 persona u vranë në përplasjen e turmës në një zonë të mbushur me jetë nate në Seul të shtunën mbrëma, derisa të paktën 82 persona u lënduan./Telegrafi/
Saddened by the tragedy unfolding in Seoul. Our thoughts are with the loved ones of those who have died and with the people of South Korea.
Wishing a speedy recovery to the injured and strength for the first responders.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 29, 2022