Site icon Telegrafi

Osmani shpërndan sloganin e saj: E ardhmja u takon atyre që guxojnë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka shpërndarë sërish në rrjetin social Facebook sloganin e saj “Guxo” për zgjedhjet e ardhshme.

Mbishkrimi i fotografisë së publikuar në të cilën është slogani i iniciativës së saj është “E ardhmja u takon atyre që guxojnë”.

Më herët, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani se e ka vjedhur sloganin e kësaj partie.

Sipas tyre, slogani i Vjosa Osmanit nuk është asgjë më tepër se sa një vjedhje e sloganit të partisë në kohën kur ajo drejtohej nga Hashim Thaçi, në vitin 2004.

Akuzat e PDK-së i ka hedhur poshtë vetë Vjosa Osmani.

Ajo të shtunën në një postim në Facebook ka cituar poetin Ndre Mjedën duke thënë se “Çfarëdo sendi me fitue, Trimni lypet e guxim”./Telegrafi/

Exit mobile version