Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sërish drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.
Osmani ka udhëtuar në SHBA pas ftesës nga Instituti për Politikë të Jashtme “SAIS”.
Në “SAIS” Osmani do të flas për të ardhmen e Kosovës.
“Instituti i Politikës së Jashtme SAIS do të presë me krenari Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë më 8 nëntor, në orën 11:30”, thuhet në njoftimin e institutit në Twitter. /Telegrafi/
The SAIS Foreign Policy Institute will proudly host #Kosovo's President @VjosaOsmaniPRKS, this Monday November 8th, at 11:30AM. FPI Senior Fellow @edwardpjoseph will moderate the event.
Register below (updated link):https://t.co/4nNDqiCeNA#Balkans #Europe pic.twitter.com/uol3p8ngZw— SAIS Foreign Policy Institute (@FPI_SAIS) November 5, 2021