Është bërë hapja solemne “Javës së zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë” (KSDW), e organizuar në Prizren, ku morën pjesë krerët e institucioneve shtetërore.
Përmes një videoinçizimi, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe presidentja Vjosa Osmani.
Ajo, theksoi se ky angazhim është një storje suksesi, në angazhimin e krijimit për një klimë të gjelbër.
Presidentja përmendi edhe sfidat e shumta që njerëzimi po përballet, veçmas nga lufta në Ukrainë.
Kryetarja Osmani theksoi se duhet të organizohemi e të fokusohemi për një të ardhme që ta bëjmë dekarbonizimin e ajrit, klimës, etj.
“Me rëndësi është që ta kemi një të ardhme të përbashkët, të gjelbër, të shëndetshme”, deklaroi, mes tjerash, presidentja Osmani.