Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje me marshin e djeshëm të koalicionit “Tash është koha”, të cilët pretendojnë se ka pasur vjedhje të votave në zgjedhjet e 15 korrikut.
Osmani thotë se të etiketosh popullin vetëm për t’i ikë përgjegjësisë, është kulmi i turpit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse ske turp, bëj çka të duash! Ta etiketosh popullin tënd para botës vetëm për t’i ik përgjegjësisë për dështimin është kulmi i turpit të kësaj politike adoleshente. Në kushte kur asnjë përfaqësues i vet atyre apo i cilit do subjekti tjeter, asnjë përfaqësues i organizatave civile, asnjë përfaqësues i OSBE/ODIHR-it nuk kanë konstatuar asnjë vërejtje në këtë proçes zgjedhor, të protestosh kundër popullit pse stë ka votuar është marrëzi!”, (sic) ka shkruar Osmani.
Ndryshe, dje Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa organizuan marsh protestues, pasi siç thonë, në zgjedhjet e 15 korrikut është falsifikuar vullneti i shqiptarëve./Telegrafi/