Site icon Telegrafi

Osmani reagon pas sulmit në Turqi: Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë, ku pas intervenimit të autoriteteve të sigurisë humbën jetën dy sulmuesit.

Osmani përmes reagimit në rrjetin social “X” ka shkruar se qëndrojnë me Turqinë, ndërsa policëve të plagosur u ka uruar shërim të shpejtë, transmeton Telegrafi.

“Solidariteti ynë i plotë për Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin rezistent të Turqisë pas sulmit frikacak terrorist të sotëm në Ankara. Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur”, ka shkruar Osmani.

Lexo po ashtu Fillimisht shtien me pushkë automatike dhe më pas aktivizuan jelekun me eksploziv – pamje nga sulmi terrorist në Ankara

Ndryshe, sulmi me bombë ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së ministrisë së Brendshme, ku njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë me bombë, kurse tjetri u vra nga policia turke, transmeton Telegrafi.

Në këtë sulm janë plagosur lehtë dy policë, kurse kamerat kanë kapur momentin kur sulmuesit dalin nga një veturë dhe fillojnë të shtien me pushkë automatike. /Telegrafi/

Exit mobile version