Site icon Telegrafi

Osmani reagon pas 79 rasteve të reja me COVID-19: Fatin e betejës e kemi në duart tona

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas paraqitjes së 79 rasteve të reja me COVID-19 në vend.

Osmani ka shkruar se 24-orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve të konfirmuar me coronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentarja ka bërë thirrje për qëndrim në shtëpi dhe respektim të rekomandimeve.

Lexo po ashtu Konfirmohen 79 raste me COVID-19 - shkon në 362 numri i të infektuarve në Kosovë

Postimi i plotë:

24-orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve të konfirmuar me Covid-19, gjithsej 79. Ky numër tregon fuqinë e armikut të padukshëm, dëshmon se, nëse ne, sikur thonë profesionistët shëndetësorë, ne i japim këmbë atij, ia bartim atë tjetrit, beteja ndaj tij do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme. Prandaj, të bëhemi të gjithë bashkë për ta ndalur atë, për të shpëtuar jetët tona e të të dashurve tanë; t’i kufizojmë liritë tona sot që t’i gëzojmë përherë pastaj; ta kuptojmë se fatin e betejës e kemi në duart tona dhe se vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke i ndjekur udhëzimet e profesionistëve, mund ta
fitojmë atë.
Së bashku mund t’ia dalim!
#Rrinshpi
#ShpëtoJetë. /Telegrafi/

Exit mobile version