Ushtruesja detyre e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryetarit të Parlamentit serb Ivica Daçiq, i cili ka thënë se “Bill Clinton dhe Medeline Albrigh, gënjyen se serbët kryen e masakra e vranë civilë në Kosovë”.
Në një shkrim në Twitter, Osmani tha se deklaratat e tilla nga udhëheqësit serbë janë të neveritshme dhe çnjerëzore.
“Edhe një herë ne shohim udhëheqës serbë që spastrojnë gënjeshtra dhe mohojnë krimet e luftës. Duke thënë se Presidenti Albright gënjeu botën kur ata ndanë historinë e gjenocidit të kryer nga regjimi serb në ‘99 është e pa tolerueshme, e neveritshme dhe çnjerëzore”, ka shkruar Osmani.
Daçiq për mediat serbe kishte thënë se të gjithë janë të kënaqur që Eliot Engel nuk do të jetë më në Kongres, dhe paraqitja e ish-Sekretares Medeleine Albright provokoi zemërim tek Serbët, sepse ajo ishte në administratën e Bill Clintonit që “vranë njerëz këtu për Shqipërinë e Madhe”./Telegrafi/
Once again we see Serb leaders spouting falsehoods&denying war crimes. Saying that President @BillClinton & ??Secretary @madeleine Albright lied to the world when they shared the story of the committed genocide by the Serbian regime in ‘99 is intolerable, repellent&inhuman. 1/ pic.twitter.com/h3Z3GBwcPq
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) December 12, 2020