Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video me takimet që ka pasur me liderët botërorë në vitin 2024.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se do të vazhdojnë edhe në vitin 2025, me aktivitete në mbrojtje të interesave të shtetit.
“Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë edhe në vitin 2025 gjithnjë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarëve tanë”, shkruan ajo. /Telegrafi/