Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovës, Ogasawara Mitsunori.
Ai e ka përgëzuar Osmanin për detyrën dhe gjithashtu ia përcolli letrën e urimit edhe të kryeministrit japonez, Yoshihide Suga.
Të dy palët kanë shfaqur gatishmërinë që marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve të vazhdojnë të thellohen edhe më tej.
Presidentja ka falënderuar Mitsunorin për mbështetjen e Japonisë ndaj Kosovës ndër vite, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit.
Ajo potencoi angazhimin e institucioneve kosovare për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në këtë kontekst, kërkoi edhe ndihmën e shtetit japonez dhe u shprehë e lumtur që ekipi i Kosovës do të marrë pjesë me sportistë të spikatur në Lojërat Olimpike të Tokios. /Telegrafi/