Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Në njoftimin nga Presidenca bëhet e ditur se gjatë takimit, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e gjeneralit Ulutaş në funksion të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyçe për paqe dhe stabilitet”, thuhet në njoftim.
Më tej, presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe falënderoi gjeneralin Ulutaş për kontributin e deritashëm, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejme. /Telegrafi/