Telegrafi

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadoren finlandeze, e falënderon për mbështetjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadoren Stjernvall për mbështetjen e deritashme të Finlandës ndaj Kosovës.

“Përveç tjerash, presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadoren Stjernvall edhe për mbështetjen e deritashme të Finlandës ndaj Kosovës, duke kërkuar që mbështetja të vazhdojë edhe në rrugën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/