Site icon Telegrafi

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e Epopesë së UÇK-së ka vizituar sot Prekazin.

Ajo është pritur në kullën e Jasharjave nga Rifat Jashari.

Presidentja ka shkruar se familja Jashari edhe sot mbetet dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara.

“Nga plumbi i parë e deri te qëndresa heroike e marsit 1998, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë. Ata edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka theksuar se në sfidat më të mëdha ata gjetën forcën për të ecur përpara.

“Në momentet kur liria dhe e ardhmja e Kosovës u vunë në pikëpyetje, ata u bënë përgjigjja, u bënë mburoja dhe zemra e këtij vendi. Lavdi Familjes Jashari! Lavdi të gjithë heronjve të UÇK-së!”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version