Presidentja Vjosa Osmani është pritur në takim pune nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, në pallatin Hofburg në Vjenë.
Në një njoftim në Facebook, Osmani ka deklaruar se me presidentin Van der Bellen diskutuan “për partneritetin strategjik në mes të dy shteteve tona”
“Potencuam vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën”, ka njoftuar tutje Osmani.
Osmani shkruan tutje se ka uruar presidentin Van der Bellen për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit.
“Shpreha vendosmërinë tonë të punojmë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë”.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e palëkundur të Austrisë për rrugën euroatlantike të vendit tonë”, ka deklaruar tutje Osmani./Telegrafi/