Site icon Telegrafi

Osmani pritet nga presidenti i Singaporit: Patëm diskutim përmbajtjesor për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Singapor është pritur nga presidenti i këtij shteti, Tharman Shanmugaratnam.

Osmani ka thënë se me homologun e saj ka pasur diskutim përmbajtjesor për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Lexo po ashtu Osmani në Singapor: Kosova ka nisur rrugëtimin e shtetndërtimit të bazuar në vlera

“Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë! Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtjesor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Ndryshe, Osmani në Singapor ka marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Bloomberg-ut, një ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme botërore në fushën e ekonomisë.

Në fjalimin e saj ajo ka thënë se Kosova ka nisur rrugëtimin e shtetndërtimit të bazuar në vlera.

Osmani tutje ka theksuar se Kosova është e angazhuar për të siguruar vendin e saj të merituar në komunitetin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version