Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Pritja është organizuar në Pallatin e Brigadave. Osmani e Meta do të kenë një konferencë të përbashkët për medie në orën 17:00.
Osmani do të qëndroj deri të premten në Shqipëri, ku vizitën e fundit do ta ketë me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Osmanit që kur ushtron detyrën e presidentes së Kosovës. /Telegrafi/