Telegrafi

Osmani pret në takim ambasadoren Williems, Holanda e gatshme për ta përkrahur Kosovën në proceset shtetformuese

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i kryesisë, Besian Mustafa ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems e shoqëruar nga zëvendësi i Misionit, Peter van der Bloemen.

Në njoftimin e bërë nga LDK thuhet se, Osmani njoftoi ambasadoren Willems rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë me theks të veçantë për prioritetet e LDK-së për rendin dhe ligjin, zhvillimin ekonomik, investimet e huaja në Kosovë, arsimin, shëndetësinë dhe punësimin, transmeton Telegrafi.

Osmani falënderoi shtetin e Holandës për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës përmes projekteve të ndryshme.

Ambasadorja Willems falënderoi Osmanin për bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në proceset shtetformuese në kuadër të integrimit Evropian, për një jetë me të mirë për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/