Telegrafi

​Osmani pret ambasadorin Walker: Përjetësisht mirënjohës, faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim mikun e Kosovës, ambasadorin William Walker.

Në një takim të përzemërt, Osmani i shprehu edhe njëherë mirënjohjen e thellë ambasadorit Walker për vendosmërinë e tij për të treguar të vërtetën ndërkombëtarisht kur populli i Kosovës po përjetonte ditët më të errëta, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm për të ndihmuar Kosovën në rrugën e shtetndërtimit.

“Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira e mirënjohje të pafund për miqësinë e sinqertë e të pakursyer për vendin dhe qytetarët tanë”, tha Osmani. /Telegrafi/