Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani njofton se ka pranuar urimet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për festat e fundvitit.
Osmani me anë të një shkrimi në Twitter, duke i uruar Presidentit Trump festat e fundvitit, ka thënë se, viti 2021 mund të jetë një pikë kthese pozitive me të cilat përballen shoqëritë tona.
“Faleminderit për urimet e festave, zt. president Donald Trump. I uroj të gjithë popullit amerikan Krishtlindje dhe Vit të Ri të shëndetshëm, të begatë dhe të gëzueshëm. Viti 2021 mund të jetë një pikë kthese pozitive në sfidat e përbashkëta me të cilat përballen shoqëritë tona”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/
Thank you for the holiday wishes, Mr.President @realdonaldtrump. I wish all the American people a healthy, prosperous and joyful Christmass & New Year. May 2021 be a positive turning point in the joint challenges our societies face. 🇽🇰 🇺🇸 pic.twitter.com/9eqE4ic6Uh
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 20, 2020