Site icon Telegrafi

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadorit  jorezident të Estonisë, Sander Soone

Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Estonisë në Kosovë, Sander Soone, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës.

Siç njoftohet nga presidenca, Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme në Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në mbështetjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.

Më tej, Osmani ka diskutuar me ambasadorin Soone për vizitën e saj në Estoni në pjesën e parë të qershorit, duk e konsideruar si një mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit në shumë sfera të interesit të përbashkët, e posaçërisht në atë të modelit transformues shtetëror të teknologjisë  informative në ofrimin e shërbimeve për qytetarët për të cilën gjë ky shtet njihet në nivel global.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral.

Exit mobile version