Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë në Kosovës, Elita Kuzma, të cilën e ka uruar për detyrën.
Në takim me ambasadoren Kuzma, Osmani shfaqi besimin për thellimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet të dy shteteve gjatë mandatit të ambasadores.
“Në këtë kontekst, Osmani theksoi se shtetet baltike i konsiderojmë partnerë strategjik, sidomos në fusha si mbrojtja e siguria, poashtu edhe teknologji informative e digjitalizim. Ajo falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Letonia i ka ofruar Kosovës në BE dhe në NATO”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/