Telegrafi

Osmani: Përpjekjet e Vuqiçit me metoda të Putinit, për ta destabilizuar Kosovën, do të dështojnë

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Mitrovicës.

Në një shkrim në Facebook, Osmani tha se masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie.

Ajo ka ftuar qytetarët lokalë serbë, që të mos bien pre e propagandës së Beogradit.

“Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Situata në veri, Kurti: Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat

Tutje tha se Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes.

“Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar”.

Osmani theksoi se përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë./Telegrafi/