Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Mitrovicës.
Në një shkrim në Facebook, Osmani tha se masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie.
Ajo ka ftuar qytetarët lokalë serbë, që të mos bien pre e propagandës së Beogradit.
“Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi”, u shpreh ajo.
Tutje tha se Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes.
“Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar”.
Osmani theksoi se përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë./Telegrafi/