Sot janë bërë 19 vjet nga vrasja e heroit Smajl Hajdaraj.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe pranë varrit të tij, duke thënë se Hajdaraj është njeriu që në mënyrë të natyrshme e ndërlidhi aktivitetin politik me atë ushtarak.
“Ai është njeriu që në mënyrë të natyrshme e ndërlidhi aktivitetin politik me atë ushtarak. La aktivitetin partiak për t`iu bashkuar luftës për liri. Me të përfunduar lufta, ai iu kthye aktivitetit politik, teksa përpjekja e tij për të kontribuuar më tej në paqe u ndal dhunshëm nga një atentat i kryer 19- vjet më parë”, tha Osmani.
Ajo shtoi se misioni i politikanit e luftëtarit për lirinë e vendit do të ketë kuptim kur vrasësit do të përgjigjen para drejtësisë.