Site icon Telegrafi

Osmani përkujton heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Osmani ka pohuar se “në 31 vjetorin e rënies heroike, kujtimi për Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun është vetëm një përkujtim i një pjese të lavdishme të historisë sonë, kur këta dy dhe shumë të tjerë bën çmos për lirinë e vendit”.

“Nga Kodra e Diellit në Prishtinë, rënia e tyre ishte kumt për lirinë, e cila erdhi një dekadë më vonë. Kosova u bë e lirë, teksa emrat e Afrimit e Fahriut iu shtuan listës së atdhetarëve, të cilët sakrificën për liri e paguan me jetë. Tre dekada pas rënies së tyre, Kosova nuk është ndoshta siç deshën ata, por do ta vazhdojmë përpjekjen që ky vend të bëhet siç e deshën e siç punuan. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Afrimin e Fahriun, si dhe për të gjithë heronjtë”, ka thënë Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version