Telegrafi

Osmani përkujton heroin Ilir Konushevci dhe Hazir Mala: Duhet drejtësi, kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 24- vjetorin e rënies, ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci dhe mjekun tropojan, dëshmorin Hazir Mala.

Osmani ka thënë se konsistenca në luftën për liri ishte virtyt i Ilir Konushevcit.

“Liria dhe Iliri janë një. Konsistenca në luftën për liri ishte virtyt i Ilirit. Idealizmi e bëri që përpjekjes për lirinë e vendit të mos i ndahet deri në fund të jetës, duke u bërë hero i Kosovës”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka shtuar se sot e kujtojmë me respekt figurën e njeriut të radhëve të para të UÇK-së, i cili krahas bashkëluftëtarëve sikurse Hazir Mala, synimin e brezave për liri e shtet e bën realitet.

“Për Ilirin e Hazirin duhet drejtësi, ndërkaq kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm”, ka theksuar Osmani. /Telegrafi/