Site icon Telegrafi

Osmani i përgjigjet PDK-së: Bojkoti i juaj është politik

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është diskutuar për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

Pas kësaj mbledhje, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se të enjten do të ketë seancë ku do të bëhet konsitutimi i komisioneve parlamentare.

Duke folur rreth bojkotit të kësaj mbledhje nga PDK, Osmani shtoi se nuk ka asnjë arsye për bojkot.

Lexo po ashtu PDK bojkoton sërish mbledhjen e Kryesisë, i kërkojnë Vjosa Osmanit që ta rikthej fotografinë e Thaçit

“Kjo temë është e mbyllur, PDK ka filluar bojkotin e institucioneve më 3 shkurt në qoftë se ata dëshirojnë të gjejnë arsye sesi e dekoroj unë zyrën time le të përdorin arsyetime të tilla sepse ata nuk e kanë guximin që ta tregojnë të vërtetën. Bojkoti i tyre është politik”, tha Osmani.

Ajo shtoi se bojkoti i tyre filloj më 3 shkurt kur e lëshuan sallën e Kuvendit kur u votua Qeveria dhe unë si kryeparlamentarë.

Osmani shtoi se deputetët e opozitës më shumë sesa detyrim ndaj Kuvendit kanë detyrim ndaj qytetarëve që të përfaqësojnë interesat e tyre.

“Nuk ka asnjë arsye për bojkot, dhe shpresoj që do të ndryshojnë këtë çështje”, tha Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version