Për vdekjen e ish-ambasadorit, John Menzies ka shkruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani thotë se një mik i madh i Kosovës dhe ish-shefi i Misionit në Kosovë ka ndërruar jetë. Ajo tha se Menzies shërbeu në ditët më të errëta të Kosovës dhe përforcoi thirrjet e popullit për paqe e pavarësi.
“Ambasadori John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i Misionit në Kosovë, ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Ai shërbeu në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/
Ambassador John Menzies, a great friend of our country and the former 🇺🇸 Head of Mission in Kosovo, has sadly passed away.
He served in 🇽🇰 in our darkest days, and amplified our calls for peace and independence.
Sincere condolences to his family and friends.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 28, 2022