Telegrafi

Osmani për masakrën në lagjen Tusuz të Prizrenit: Vendosja e drejtësisë për viktimat, përkushtim i çdoditshëm i yni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 26.05.2024 ka kujtuar përvjetorin e masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Ajo ka thënë se vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes Tusuz (Lagjja e Trimave) në Prizren. Kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe të gjithë të rënët për liri”- ka thënë Osmani.