Telegrafi

Osmani për Konventën e Stambollit: Është vetëm një kërkim-falje që nuk arritëm të bëjmë asgjë t`i mbrojmë gratë, përpara se të vriten

Foto: Arkiv

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot me 93 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është bërë pjesë e Kushtetutës, Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave (Konventa e Stambollit).

Osmani ka thënë se “vota pro këtij amendamenti është vetëm një kërkim-falje që nuk arritëm të bëjmë asgjë t`i mbrojmë gratë, përpara se të vriten”, transmeton Telegrafi.

“Ndaj sot kjo votë shkon për Valbona Markun dhe vajzën e saj Klarën, Zejnepe Bytyçin, Diana Kastratin, Donjeta Pajazitajn, Antigona Morinën, Diana Zhubin, Sevdije Berishën dhe shumë të tjera që pësuan, teksa shteti dështoi t`u ofrojë siguri”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Konventa e Stambollit ka të bëjë me parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. /Telegrafi/