Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vizituar sot familjen e Halil Hasanit në Vinarc të Mitrovicës, e cila ende nuk di për fatin e katër djemve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për familjen Hasani liria ende nuk ka marrë kuptim nga ankthi për fatin e katër djemve të tyre të rrëmbyer dhunshëm gjatë luftës.
“Në Vinarc të Mitrovicës, u mirëpritëm për iftar në familjen e Halil Hasanit, liria e së cilës ende nuk ka marrë kuptim nga ankthi për fatin e katër djemve të tyre të rrëmbyer dhunshëm gjatë luftës”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.
“Dhimbja e tyre është edhe e jona, ndaj sonte solidarizohemi dhe bashkëndjejmë me ta sikurse edhe me mijëra familje të tjera në Kosovë dhe angazhohemi që si institucione të ofrojmë gjithë përkrahjen e nevojshme”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/