Site icon Telegrafi

​Osmani për dhunimin e 11-vjeçares: Akt çnjerëzor, përgjegjësit të dalin para ligjit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka quajtur tronditëse dhe akt çnjerëzor aktin e dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë dhe ka kërkuar hetime rigoroze e përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës.

Ajo në një postim në Facebook tha se askush nuk është mbi ligjin dhe se ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët.

“Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqërinë tonë. Kryerësit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme nga organet e drejtësisë. Ne nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të jetë i pasigurt për vajza e gra”, ka shkruar Osmani.

Lexo po ashtu Dyshimet rreth dhunimit të një femre nga pesë persona në Prishtinë, Prokuroria bën të ditur se viktima ishte e mitur

Për më tepër e para e vendit ka theksuar se është koha që të procedojnë ndryshime legjislative që ashpërsojnë edhe më tej dënimet ndaj dhunuesve.

“Është përgjegjësi e jona kolektive të kujdesemi që të gjithë fëmijëve t’u garantojmë fëmijëri të dinjitetshme dhe të eliminojmë dhunën mbi baza gjinore”, ka shkruar Osmani.

Exit mobile version