Telegrafi

Osmani për 24 vjetorin e masakrës së familjes Berisha: Të mbijetuarit janë dëshmia e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha.

24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë.

46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu.

Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin.

“Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka përkujtuar tutje Osmani.

Gjatë ditës edhe kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj kësaj familjeje.

Kurti kujton se pas vrasjeve, serbët rrëmbyen edhe kufomat, dhe i zhdukën ato në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.

“Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon”, ka shkruar Kurti në Facebook./Telegrafi/