Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Prishtinës ka thënë se kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë.
Osmani ka thënë se liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica.
“Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21 vjetorin e çlirimit. Kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen. Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lire. Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndryshe, me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Prishtinës sot janë organizuar disa aktivitete./Telegrafi/