Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit që ka zhvilluar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se kishte kënaqësi për ta mirëpritur sërish atë në Kosovë.
Osmani në një postim në Twitter, ka shkruar se Stoltenbergut i ka shprehur mirënjohjen për përpjekjet historike dhe të vazhdueshme të NATO-s, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Një kënaqësi për të mirëpritur sërish sot në Kosovë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s , Jens Stoltenberg. Unë shpreha mirënjohjen tonë për përpjekjet historike dhe të vazhdueshme të NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, si dhe angazhimin dhe vullnetin tonë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’u bashkuar me Aleancën”, ka shkruar Osmani.
Në këtë takim Osmani ka falënderuar .Stoltenberg edhe për mbështetjen e KFOR-it për trajnimin e FSK-së, e cila procesin e tranzicionit në Ushtri po e kryen konform standardeve të NATO-s, duke qenë e denjë për t`u bërë pjesë e kësaj organizate. Zonja Osmani ka përmendur edhe mbështetjen e KFOR-it dhënë komunave në përballje me pandeminë COVID-19.
Më tej,Osmani ka potencuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, NATO dhe OKB.
“Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate edhe me anëtarët e NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, ka theksuar Osmani.
Ndërkaq në kontekstin e sigurisë rajonale, Presidentja ka përmendur edhe rrezikun nga ndikimi rus në Ballkan, ndaj e ka konsideruar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tejet të rëndësishëm.
Ndryshe Stoltenberg është pritur në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/
A pleasure to welcome NATO Sec Gen @jensstoltenberg back to 🇽🇰 today.
I expressed our gratitude to NATO’s historic and continued efforts to maintain peace and stability in our region, as well as our commitment and willingness to take the necessary steps to join the Alliance. pic.twitter.com/01CDLAHjr4
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 1, 2021