Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Bosnjën dhe Hercegovinën në çdo mënyrë që munden pas përmbytjeve.
Në një postim në platformën X, Osmani ka thënë populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira.
“Zemrat tona janë me familjet në Bosnje dhe Hercegovinë që janë të pikëlluar për humbjen e njerëzve të dashur pas përmbytjeve shkatërruese. Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Our hearts go out to the families in Bosnia and Herzegovina grieving the loss of loved ones following the devastating floods.
The people of the Republic of Kosovo stand shoulder to shoulder with the people of Bosnia and Herzegovina during these difficult times, and we are ready…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 4, 2024