Pakoja e mbështetjes energjetike për vendet e rajonit, përfshirë Maqedoninë, të cilën e përgatit Bashkimi Evropian, do ta publikojë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Shkup gjatë javës së ardhshme, deklaroi Bujar Osmani pas përfundimit të takimit të sotëm të krerëve të diplomacisë që u mbajt në Berlin në kuadër të Procesit të Berlinit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kam pasur rastin të takohem me komisionerin Varhelyi, i cili dha një lajm jashtëzakonisht pozitiv, konkretisht pakon për mbështetje energjetike, e cila do të publikohet me ardhjen e Presidentes të Komisionit Evropian javën e ardhshme në Shkup, ndërsa mbi të gjitha në fushën e ndihmës për tejkalimin e problemeve aktuale në lidhje me furnizimin me energjisë elektrike dhe çmimet e larta për industrinë, natyrisht edhe për amvisëritë”, tha Osmani.
Ai shtoi se vendimi i qeverisë gjermane për riaktivizimin e procesit të Berlinit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë rajonin për shkak të rëndësisë së këtij procesi dhe kësaj nisme për bashkëpunimin rajonal./Telegrafi/