Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësues të vendeve partnere pas takimit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën.
Përmes një postimi në platformën X, Osmani ka thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në institucionet euroatlantike.
“E kënaqur që takohem me përfaqësues nga vendet partnere pas takimit të KS të OKB-së sot.
Një mundësi e shkëlqyer për të festuar hapat e vazhdueshëm të Kosovës dhe për të diskutuar rrugën tonë të palëkundur drejt institucioneve euroatlantike.
Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj”, ka shkruar Osmani në X. /Telegrafi/
Delighted to meet representatives from partner countries after the UNSC meeting today.
A great opportunity to celebrate ??’s continuous strides and to discuss our unwavering path towards Euro-Atlantic institutions.
?? is proud to have so many friends and allies by its side! pic.twitter.com/R0WF4Ig0oJ
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 23, 2024