Site icon Telegrafi

Osmani nuk tregon se a do të vazhdojë të jetë anëtare e LDK-së

Dy ditë pas shkarkimit të saj nga pozitat udhëheqëse në Lidhjen Demokratike, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka treguar se a do të vazhdojë të jetë anëtare e thjeshtë e partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

E pyetur për këtë çështje, Osmani duke mos dashur të përgjigjej ka thënë se e rikonfirmon secilën fjalë që e ka shkruar të shtunën në Facebook.

“Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që e kam thënë, vetëm e rikonfirmojmë secilën fjalë që e kam thënë”, tha ajo, për KosovaPress, pas vizitës që bëri në Obiliq.

Osmani së bashku me kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi kanë zhvilluar një takim me qytetarët dhe të rinjtë e kësaj komune, të cilët kanë diskutuar për sfidat mjedisore, trajtimin e tyre dhe ndikimin në shëndet. /Telegrafi/

Exit mobile version