Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk është deklaruar nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
E pyetur nga gazetarët nëse ka marrë një ftesë për inaugurim, ajo tha se përgjigja për këtë pyetje do të kthehet përmes emailit.
KosovaPress ka tentuar disa herë të marrë përgjigje nga kabineti i Presidentes Osmani lidhur me këtë çështje, porse nuk ka marrë përgjigje.
“Iu lus t’i drejtoheni kabinetit dhe zyrës për media dhe do t’iu kthejnë përgjigje sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sa më parë të jetë e mundur do t’iu kthejmë përgjigje. Faleminderit për mirëkuptim”, tha ajo.
Kështu është shprehur Osmani pas homazheve pranë përmendores së heroit Kadri Zekës, me ç’rast kujtoi sakrificën e heronjve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla.