Zv.ministri për eurointegrime, Bujar Osmani, sot është përgjigjur para gazetarëve, duke theksuar se nuk beson që opozita do të bëjë pengesa për Ligjin për gjuhën shqipe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai beson se Ligji për kohë të shkurtës do të kalojë në Qeveri, ashtu siç tha, ka koncenzus nga të gjitha partitë politike që të adresohet kjo çështje.
”Ata kanë qëndrim të qartë se do të ndryshojnë marrëdhëniet ndaj shqiptarëve sepse kanë konstatuar se kanë qasje të gabuar. Kjo është mundësi ideale e OBRM-së që të përmirësojë qëndrimin dhe me marrëveshje të sjellim Ligjin për gjuhët’, ka thënë Osmani.
Ai poashtu ka shtuar se Ligji nuk mund të diskutohet në seancë kuvendore edhe javën e ardhshme. /Telegrafi/